Sondazhi i ri i PIPOS: LVV e para më 43.8%, PDK shënon rritje në 21.1%, dhe LDK më 17.2%

29.01.2021

Sondazhi i fundit i realizuar nga PIPOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt e kanë nxjerrë parti të parë  Lëvizjen Vetëvendosje, më 43.8 përqind. Fisnik Halimi nga PIPOS teksa prezantoi sondazhin tha se PDK ka shënuar një rritje të lehtë […]

Sondazhi i ri i PIPOS: LVV e para më 43.8%, PDK shënon rritje në 21.1%, dhe LDK më 17.2% Foto: Ilustrim

Sondazhi i fundit i realizuar nga PIPOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt e kanë nxjerrë parti të parë  Lëvizjen Vetëvendosje, më 43.8 përqind.

Fisnik Halimi nga PIPOS teksa prezantoi sondazhin tha se PDK ka shënuar një rritje të lehtë krahasuar me sondazhin paraprak,  PDK sipas sondazhit ka 21.1 përqind.

LDK është e radhitur e treta, më 17.2 përqind, kurse AAK më 7 përqind.

Sondazhi ka përfshirë 3 mijë respodentë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt