Sondazhi i Express: Vetëvendosje prin me 50.83%

22.01.2021

Gazeta Express ka kontraktuar një kompani me bazë një Israel për të bërë një sondazh në Kosovë lidhur me disponueshmërinë e qytetarëve për votimin e secilit subjekt politik. Sipas rezultateve të prezantuara në këtë sondazh, prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me pak mbi 50% të votave. E pasuar nga PDK’ja dhe LDK’ja. Renditja e partive sipas […]

Sondazhi i Express: Vetëvendosje prin me 50.83% Foto: Ilustrim

Gazeta Express ka kontraktuar një kompani me bazë një Israel për të bërë një sondazh në Kosovë lidhur me disponueshmërinë e qytetarëve për votimin e secilit subjekt politik.

Sipas rezultateve të prezantuara në këtë sondazh, prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me pak mbi 50% të votave. E pasuar nga PDK’ja dhe LDK’ja.

Renditja e partive sipas rezultateve të këtij sondazhi janë:VV: 50.83%, PDK: 16.94%, LDK: 15.97%, AAK: 6.98%, Nisma: 2.95%

Kompania e kontraktuar ka kryer sondazhe në 11 qytete në Kosovë, derisa në vendet rurale ende po punohet.

Qytetet ku janë anketuar qytetarët janë: Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja Gjakova, Podujeva, Gjilani dhe Deçani.