Sondazhi i PIPOS: Lëvizja Vetëvendosje merr 40.95%

08.02.2021

Nga sondazhi i realizuar nga kompania PIPOS, ndërmarrje kjo e kontraktuar nga televizioni Klan Kosova, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 40.95%. Prapa Vetëvendosjes qëndron Partia Demokratike e Kosovës, me 22.3 për qind. Ndërkaq, subjekti politik i tretë në këto zgjedhje, siç thotë rezultati i sondazhit, del të jetë LDK’ja, me 19.35%. Subjektet e […]

Sondazhi i PIPOS: Lëvizja Vetëvendosje merr 40.95% Foto: Ilustrim

Nga sondazhi i realizuar nga kompania PIPOS, ndërmarrje kjo e kontraktuar nga televizioni Klan Kosova, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 40.95%.

Prapa Vetëvendosjes qëndron Partia Demokratike e Kosovës, me 22.3 për qind.

Ndërkaq, subjekti politik i tretë në këto zgjedhje, siç thotë rezultati i sondazhit, del të jetë LDK’ja, me 19.35%.

Subjektet e tjera politike me përqindje janë kështu si vijojnë: AAK 7.8% dhe Nisma 3.15%.