Shtyhet mbledhja e KQZ-së për dy orë, nuk ka vendim për certifikimin e kandidatëve
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka propozuar që mbledhja e KQZ’së të shtyhet për dy orë me qëllim që të marr dokumentacione shtesë nga zyra për certifikimin e partive politike. Ajo gjatë mbledhjes ka thënë se ka antarë të cilët nuk janë të bindur që një rekomandim i tillë është i bazuar […]
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka propozuar që mbledhja e KQZ’së të shtyhet për dy orë me qëllim që të marr dokumentacione shtesë nga zyra për certifikimin e partive politike.
Ajo gjatë mbledhjes ka thënë se ka antarë të cilët nuk janë të bindur që një rekomandim i tillë është i bazuar në ligj.
“Propozoj që mbledhja të shtyhet për dy orë, deri në përgatitjen e të gjithë dokumentacionit, për t’ia shpërndarë të gjithë partive politike, dhe pastaj mblidhemi”, ka thënë kryetarja e KQZ’së.
Por një gjë e tillë u kundershtua nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje Alim Rama dhe Sami Kurteshi, të cilët po kërkojnë hedhjen në votim të rekomandimit.
Ndërsa, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Hamiti ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së.
Mbledhja e VIII e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të vazhdojë pas dy ore.