Rreth 20 mijë aplikacione nga diaspora janë dërguar në KQZ

15.01.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga 13 janari deri më 21 janar. Tashmë jemi në ditën e tretë që kur ka nisur afati për aplikim […]

Rreth 20 mijë aplikacione nga diaspora janë dërguar në KQZ Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga 13 janari deri më 21 janar.

Tashmë jemi në ditën e tretë që kur ka nisur afati për aplikim për regjistrim për të votuar përmes postës, ku deri më tani në adresën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë arritur rreth 20 mijë aplikacione.

Ndërsa prej tyre janë shqyrtuar 3.455 aplikacione për regjistrim, kurse të miratuara janë 2249 aplikacione.

Po ashtu ky institucion ka njoftuar se gjithsej 431 aplikacione duhet të dërgojnë dokumente shtesë me qëllim të miratimit të aplikacionit.

Ndërsa, deri sot në orë 12:00, gjithsejtë janë 16 mijë e 386 e-maila të pa hapura në e-mailat kryesorë të KQZ-së.