‘Nxehet’ gara për postin e presidentit, Pacolli kandidati i radhës

02.02.2021

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka vendosur që t’i hyjë garës për President të vendit. Kështu ka bërë me dije Naim Murseli i cili kryen funksionin e këshilltarit të Pacollit. E Pacolli është kandidati i tretë zyrtarë deri më tani për President të vendit pas Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt . “Kandidati për President të […]

‘Nxehet’ gara për postin e presidentit, Pacolli kandidati i radhës Foto: Ilustrim

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka vendosur që t’i hyjë garës për President të vendit. Kështu ka bërë me dije Naim Murseli i cili kryen funksionin e këshilltarit të Pacollit.

E Pacolli është kandidati i tretë zyrtarë deri më tani për President të vendit pas Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt .

“Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë̈ kapacitetin e tij për Kosovën”, është shprehur Murseli.

Ai tutje ka arsyetuar këtë vendim të Pacollit duke thënë se AKR si parti e koalicioni me LDK-në do të jetë zgjedhja për çështjen e presidentit.

“Kosovës në këtë kohë do t’i duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të huaj. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja në çështjen e Presidentit”.