Njohja nga shteti i Kenias, Kurti falënderon Pacollin

para 22 dite

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Njohja nga shteti i Kenias, Kurti falënderon Pacollin Foto: AFP

E lidhur me këtë njohje ka ardhur reagimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka falënderuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli.

‘’Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën.Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.Mirënjohje për presidentin e Kenias Ëilliam Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona’’, ka shkruar Kurti.

Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv, ka shtuar Kurti.

Etiketat

Ofertat e fundit