Pacolli tregon për gjendjen e ish-krerëve të UÇK-së pas takimit që pati me ta në Hagë

05.10.2021

“Sot ishte një ditë ku unë munda të shkojë dhe t’i vizitojë pjesëtarët e UÇK-së, ku po mbahen në Hagë”, deklaroi ai. ”Pata mundësinë që përveç presidentit Thaçi pata mundësinë ta takojë edhe ish-kryeparlamentarin Veseli dhe ish-deputetin e VV-së Rexhep Selimi”. Ai foli për Klan Kosovën edhe rreth gjendjes së ish-krerëve të UÇK-së të cilët […]

Pacolli tregon për gjendjen e ish-krerëve të UÇK-së pas takimit që pati me ta në Hagë

“Sot ishte një ditë ku unë munda të shkojë dhe t’i vizitojë pjesëtarët e UÇK-së, ku po mbahen në Hagë”, deklaroi ai.

”Pata mundësinë që përveç presidentit Thaçi pata mundësinë ta takojë edhe ish-kryeparlamentarin Veseli dhe ish-deputetin e VV-së Rexhep Selimi”.

Ai foli për Klan Kosovën edhe rreth gjendjes së ish-krerëve të UÇK-së të cilët aktualisht po përballen me një proces nga Dhomat e Specializuara.

”Mirë, ata moralisht ishin mirë, edhe me shëndet mirë. Të gjithë e dinë që janë në një proces ku ata duhet të punojnë shumë me avokatët e tyre, për të treguar që lufta e UÇK-së, ka qenë luftë e pastërt”.

”Dhe jam i bindur dhe unë që shumë shpejt do t’u tregohet opinionit botërorë se këta njerëz mbahen koti atje dhe pa asnjë arsye”.

”Qeveria e Kosovës duhet të ketë më shumë kujdes dhe asnjëherë të mos ua ndalë mbështetjen këtyre djemve, sepse këta janë atje për pavarësinë e Kosovës që ne sot e gëzojmë dhe askush nuk ka të drejtë të paragjykojë pa marrë parasysh cka është ajo”.

”Ne tani duhet të shfrytëzojmë të gjitha instrumentet juridike që t’i mbrojmë djemtë tanë”.

Etiketat