Njoftim për mërgatën, ja si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së

02.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës ka filluar sot dhe përfundon më 12 shkurt. KQZ-ja po ashtu ka treguar edhe se si duhet të plotësohet fletëvotimi. Në njoftimin e mëposhtëm mund të shihni edhe se si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së. Njoftimi […]

Njoftim për mërgatën, ja si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së Foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës ka filluar sot dhe përfundon më 12 shkurt.

KQZ-ja po ashtu ka treguar edhe se si duhet të plotësohet fletëvotimi.

Në njoftimin e mëposhtëm mund të shihni edhe se si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Periudha e Votimit Përmes Postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës se periudha e votimit përmes postës ka filluar me 2 shkurt dhe përfundon me 12 shkurt 2021.

Si plotësohet fletëvotimi? Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik mund t’i gjeni në linkun: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

• Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

• Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës Votimi Përmes PostësPosta nr. 6, Kutia Postare 351 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar.

Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen! Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.