Nga cilat vende aplikuan më së shumti mërgimtarë për të votuar më 14 shkurt?

04.02.2021

102,100 qytetarë janë regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të votuar nga jashtë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pesë vendet e para, prej nga kanë arritur më shumë aplikime janë Gjermania, Zvicra, Austria, Franca e Suedia. Sipas të dhënave të siguara nga Telegrafin në KQZ, në listën e aplikacioneve të aprovuara, prinë Gjermani me […]

Nga cilat vende aplikuan më së shumti mërgimtarë për të votuar më 14 shkurt? Foto: Ilustrim

102,100 qytetarë janë regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të votuar nga jashtë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pesë vendet e para, prej nga kanë arritur më shumë aplikime janë Gjermania, Zvicra, Austria, Franca e Suedia.

Sipas të dhënave të siguara nga Telegrafin në KQZ, në listën e aplikacioneve të aprovuara, prinë Gjermani me 43 mijë e 49 aplikacione, pastaj Zvicra, 26 mijë e 686, Austria me 4 mijë e 758, Franca me 4 mijë e 164 dhe Suedia 4 mijë e 69.

Përveç këtyre vendeve, janë pastaj edhe me mijëra aplikacione të aprovuara që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, SHBA-të, Belgjika, Kroacia, Sllovenia e shumë të tjera vende të largëta si: Japoni, Meksikë, Lituani, Panama, Somali, Kosta Rikë etj.

Në zgjedhjet e sivjetme ka rekord votuesish jashtë vendit.

Në zgjedhjet e vitit 2019 ishin 35,087 qytetarë të regjistruar nga jashtë, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota.