Mërgata e aktivizuar, rreth 150 mijë kërkesa për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

22.01.2021

Siç ndodhi në vitin 2019 në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor, ku mërgata ishte shumë e interesuar të votojë njëashtu po ndodh edhe në këto zgjedhje nga bashkatdhetarët tanë. Sipas të dhënave që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje, rreth 150 mijë kërkesa janë për të votuar. Deri më tani janë bërë 16 mijë e […]

Mërgata e aktivizuar, rreth 150 mijë kërkesa për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Siç ndodhi në vitin 2019 në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor, ku mërgata ishte shumë e interesuar të votojë njëashtu po ndodh edhe në këto zgjedhje nga bashkatdhetarët tanë.

Sipas të dhënave që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje, rreth 150 mijë kërkesa janë për të votuar.

Deri më tani janë bërë 16 mijë e 631 aplikime, kurse emaile të pahapura janë 134 mijë e 188.

Në ditët në vazhdim, KQZ pritet të verifikoj të gjitha kërkesat.