Mbi 1 milionë e 600 mijë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet e 14 shkurtit

03.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ku po diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka njoftuar se do të shtyp më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve. Nga KQZ thonë se kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore. Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me […]

Mbi 1 milionë e 600 mijë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: ????????????????????????????????????

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ku po diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka njoftuar se do të shtyp më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve.

Nga KQZ thonë se kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues.

Ndërsa, do të shtypen 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë.

Rrjedhimisht i bie që do të shtypen 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,89 % më pak.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e KQZ-së.

Rikujtojmë, se dje (e martë) KQZ-ja ka miratuar dy fletvotime, që pritet të përdoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Njëri fletëvotim përmban dy gjuhët zyrtare në Kosovë, gjuhën shqipe dhe serbe, ndërsa fletëvotimi tjetër i miratuar përmban tri gjuhë zyrtare në Kosovë: shqip, serbisht dhe turqisht.