Lëvizja Vetëvendosje përmbyll fushatën në Suharekë me 127 fanarë
Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Të dielën të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do të kenë mundësi t’iu drejothen kutive të votimit e të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që në orët e mbrëmjes […]
Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Të dielën të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do të kenë mundësi t’iu drejothen kutive të votimit e të votojnë të përzgjedhurit e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që në orët e mbrëmjes në Suharekë ta përmbyll këtë fushatë zgjedhore.
LVV në krye me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin në këto zgjedhje garon me numrin #127.
Për të përmbyllur këtë fushatë në mënyrë kreative, struktura e aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dega Suharekë ka vendosur që t’i ndezë 127 fanarë ndriçues mbi qiellin e qytetit.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendose në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin #127, ndërsa kandidatët për deputetë nga LVV dega Suharekë, Salih Zyba mban numrin #110 dhe Hysen Durmishi numrin #50.