Kryeziu: Kjo mbështetje e fuqishme në Sallagrazhdë e Dubravë do të kurorëzohet me fitoren e madhe me 14 shkurt

09.02.2021

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dega Suharekë, Florim Kryeziu është duke vazhduar fuqishëm aktivitetet në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në vazhdën e aktiviteteve, Kryeziu gjatë mbërmjes së djeshme ka vizituar banorët e fshatit Sallagrazhdë dhe Dubravë. Kryeziu dhe struktura e PDK-së u mirëpritën nga banorët, ku edhe mori mbështetje […]

Kryeziu: Kjo mbështetje e fuqishme në Sallagrazhdë e Dubravë do të kurorëzohet me fitoren e madhe me 14 shkurt Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dega Suharekë, Florim Kryeziu është duke vazhduar fuqishëm aktivitetet në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e aktiviteteve, Kryeziu gjatë mbërmjes së djeshme ka vizituar banorët e fshatit Sallagrazhdë dhe Dubravë.

Kryeziu dhe struktura e PDK-së u mirëpritën nga banorët, ku edhe mori mbështetje të fuqishme për kandidaturën e tij për deputet.

Kryeziu i cili mban numrin #101 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, ka thënë se kjo mbështetje do të kurorëzohet me fitoren e madhe me 14 shkurt.

Po ashtu ai ka thënë se “Ne do ta qeverisim Kosovën me kryeministrin Prof. Dr.Enver Hoxhaj”.