KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje
Që nga ora 14 ende po vazhdon mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku në rend dite është votimi apo jo votimi për certifikim të subjekteve politike dhe lista e kandidatëve të saj. Ndërsa gjatë kësaj mbledhje lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja. Kjo për shkak se ‘pro’ certifikimit […]
Që nga ora 14 ende po vazhdon mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku në rend dite është votimi apo jo votimi për certifikim të subjekteve politike dhe lista e kandidatëve të saj.
Ndërsa gjatë kësaj mbledhje lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja.
Kjo për shkak se ‘pro’ certifikimit të listës së Vetëvendosjes kanë qenë vetëm pesë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
“5 vota për, s’cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvëndësohen.
Po ashtu në këtë mbledhje AAK është certifikuar si subjekt politik ndërsa lista e këtij subjekti nuk u certifiku. NISMA Socialdemokrate nuk është certifikuar as si subjet politik e as edhe lista e saj.