“KQZ është duke dështuar në procesin e votimit jashtë Kosovës”

29.01.2021

Që nga 13 janari ka filluar aplikimi i për regjistrim të votuesve jashtë vendit, ku pas aplikimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte nisur verifikimin e votuesve nga jashtë vendi përmes thirrjeve telefonike, ku një gjë e tillë kishte ngjalluar pakënaqësi te shumë subjekte politike e po ashtu edhe tek mërgimtarët. Përmes një njoftimi Lirim […]

“KQZ është duke dështuar në procesin e votimit jashtë Kosovës” Foto: Ilustrim

Që nga 13 janari ka filluar aplikimi i për regjistrim të votuesve jashtë vendit, ku pas aplikimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte nisur verifikimin e votuesve nga jashtë vendi përmes thirrjeve telefonike, ku një gjë e tillë kishte ngjalluar pakënaqësi te shumë subjekte politike e po ashtu edhe tek mërgimtarët.

Përmes një njoftimi Lirim Krasniqi nga organizata “Germin” ka thënë se KQZ është duke dështuar në procesin e votimit jashtë Kosovës.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka theksuar se gjasat janë të mëdha që mijëra qytetarë të humbin të drejtën e votës, sepse më nuk ka kohë as për ankesa.

“Çfarëdo lloj arsyetimi nga KQZ është vetëm tentim për t’i ikur përgjegjësisë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i tij:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke dështuar ne procesin e votimit nga jashtë Kosovës.

Nga rreth 170,000 aplikime, prej 22 janarit e deri me sot, janë vlerësuar rreth 60,000 (35%), prej te cilave janë telefonuar rreth 45,000 (26%). Pra, janë mbi 100,000 aplikime (65%) për t’u vlerësuar dhe telefonuar kur kanë mbetur vetëm edhe 3 dite nga fillimi i votimit nga jashtë (2-12 shkurt), dhe vetëm 2 ditë nga koha kur KQZ duhet te publikoje listën finale të votuesve nga jashtë (edhe kjo pa lejuar afat për ankesa).

Gjasat janë të mëdha që mijëra qytetarë të humbin të drejtën e votës, sepse më nuk ka kohë as për ankesa. Krejt kjo dëshmon që vendimi për telefonimin e votuesve nga diaspora nuk ka qenë i menduar e as i planifikuar paraprakisht për t’u zbatuar. Çfarëdo lloj arsyetimi nga KQZ është vetëm tentim për t’i ikur përgjegjësisë.