Deri më tani KQZ ka pranuar mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Kanë mbetur edhe 3 ditë deri në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku çdo qytetar i Kosovës me të drejtë vote do ta ketë mundësinë t’i drejtohet kutive të votimit dhe të votojë të përzgjedhurit e tyre.

Tashmë është duke vazhduar edhe votimi nga jashtë vendit, ku bashkatdhetarët nga anë e mbanë botës kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar, dhe disa nga pakot kanë arritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur për Telegrafin se deri më datën 9 shkurt kanë pranuar mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora.

“Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më datën 9 shkurt ka pranuar mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga jashtë vendi”, ka thënë kryesuesi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

RAPORTO