Deklarohen nga KQZ’ja: Në çdo kohë mund të vijnë pakot me fletëvotime nga diaspora

04.02.2021

Janë 67 vende anë e mbanë globit, prej nga kanë arritur aplikacione në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga persona të interesuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në Republikën e Kosovës më 14 shkurt 2021. Pakot me fletëvotime të nisura nga diaspora për në Kosovë nga dita […]

Deklarohen nga KQZ’ja: Në çdo kohë mund të vijnë pakot me fletëvotime nga diaspora Foto: Ilustrim

Janë 67 vende anë e mbanë globit, prej nga kanë arritur aplikacione në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga persona të interesuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në Republikën e Kosovës më 14 shkurt 2021.

Pakot me fletëvotime të nisura nga diaspora për në Kosovë nga dita e djeshme pritet të vijnë në çdo kohë në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithsej 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga jashtë për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota.

Sa i përket arritjes së votave nga diaspora, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në çdo kohë këto pako me vota mund të arrijnë në KQZ.

“Në çdo kohë mund të vijnë pakot e supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës, sepse jemi në periudhën e votimit përmes postës. Kjo periudhë përmbyllet më 12 shkurt. Pra, deri në këtë datë fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja”, ka thënë Elezi për Telegrafin. Ndryshe, pesë vendet e para, prej nga kanë arritur më shumë aplikime janë: Gjermania, Zvicra, Austria, Franca e Suedia.