Kryetarja e KQZ’së: Edhe përkundër sfidave zgjedhjet e 14 shkurtit do të mbahen sipas ligjeve në fuqi

02.02.2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se edhe përkundër sfidave zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen sipas ligjeve në fuqi. Këto deklarata Daka i ka bërë përgjatë një konference të mbajtur së bashku me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Prokurorin e Shtetit, Këshillin Gjyqësor i Kosovës, Komisionin e […]

Kryetarja e KQZ’së: Edhe përkundër sfidave zgjedhjet e 14 shkurtit do të mbahen sipas ligjeve në fuqi Foto: Ilustrim

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se edhe përkundër sfidave zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen sipas ligjeve në fuqi.

Këto deklarata Daka i ka bërë përgjatë një konference të mbajtur së bashku me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Prokurorin e Shtetit, Këshillin Gjyqësor i Kosovës, Komisionin e Pavarur të Medieve dhe OJQ-ve lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Dakës, KQZ-ja e ka barrën kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ajo tha se qëllimi i këtij institucioni është që këto zgjedhje të mbahen sipas ligjit dhe se është duke u munduar maksimalisht që këto zgjedhje të dalin sa më mirë.

“Organizimi dhe mbajtja e tyre është ndër organizimet më të mëdha. KQZ-ja e ka barrën kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mbahen sipas ligjit. Me sfida të shumta KQZ-ja është duke u mundua maksimalisht që këto zgjedhje të dalim sa më mirë”.

“KQZ-ja mbetet e përkushtua për organizimin e zgjedhjeve”.