Daka: Nëse partitë nuk zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar, vendet në lista zgjedhore mbeten boshe

22.01.2021

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se ky institucion nuk ka ndryshuar asgjë, pos që ka bërë kërkesën në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës për kandidatët e dënuar në tri vitet e fundit. “Ka qenë një kërkesë nga KQZ-ja, përkatësisht nga Zyra për regjistrimin e partive politike se cilët nga kandidatët prej listave te partive […]

Daka: Nëse partitë nuk zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar, vendet në lista zgjedhore mbeten boshe Foto: Ilustrim

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se ky institucion nuk ka ndryshuar asgjë, pos që ka bërë kërkesën në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës për kandidatët e dënuar në tri vitet e fundit.

“Ka qenë një kërkesë nga KQZ-ja, përkatësisht nga Zyra për regjistrimin e partive politike se cilët nga kandidatët prej listave te partive politike janë të dënuar në tri vitet e fundit”, tha Daka në “Debat Plus”.

Daka ka sqaruar edhe dilemat se çfarë do të ndodh nëse ndonjë parti politike nuk i zëvendëson emrat që nuk certifikohen të garojnë në zgjedhje.

“Nëse ndonjë parti politike nuk i dërgon emrat e ri dhe nuk i zëvendëson kandidatët e pa certifikuar, atëherë mbeten vendet e zbrazura. Ne nuk mund të ndryshojmë renditjen dhe nuk mund t’i ndryshojmë numrat e kandidatëve të subjekteve politike si dhe radhitjen gjinore në listat e kandidatëve”, tha ndër të tjera Valdete Daka.

Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se pavarësisht nëse do të certifikohen kandidatët e saj, respektivisht bartësi i listës, Albin Kurti, ajo do të shkojë me listën e publikuar në zgjedhje.