Ambasadori gjerman: Pas 14 shkurtit të arrihet marrëveshja për Presidentin, nuk iu duhen edhe një palë zgjedhje
Kanë mbetur më pak se 2 javë deri në zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësinë që në qendrat e tyre të votimit të votojnë për të zgjedhurit e tyre. Pas zgjedhjeve parlamentare, vendi ynë do të ketë edhe një “sfidë” tjetër, ku pritet të zgjedhet presidenti i ri i […]
Kanë mbetur më pak se 2 javë deri në zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësinë që në qendrat e tyre të votimit të votojnë për të zgjedhurit e tyre.
Pas zgjedhjeve parlamentare, vendi ynë do të ketë edhe një “sfidë” tjetër, ku pritet të zgjedhet presidenti i ri i Republikës së Kosovës.
E për këtë ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se pas datës së zgjedhjeve (14 shkurt) është thelbësore të ketë një qeveri stabile.
Për arsye të punojë me përkushtim në zhvillimin e Kosovës në mënyrë që të ketë më shumë lajme të mira nga Kosova.
Po ashtu ai tha se duhet të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit, pasi që vendit tonë nuk iu duhet edhe një palë zgjedhje tjera.
Ambasadori Rohde për KosovaPress ka folur për procesin zgjedhor që po zhvillohet në vendin tonë, dëshira e tij që të mos ketë kriza politike pas epilogut zgjedhor.
Ai thotë se është koha e fundit që qeveria e re të fillojë seriozisht që “fjalët t’i zëvendësojë me vepra” duke e luftuar korrupsionin dhe krimin në mënyrë thelbësore, për ta përmirësuar imazhin e Kosovës në këtë drejtim.
Në raport me dialogun me Serbinë, qeverisë së re i duhet një mbështetje e fuqishme parlamentare ku nevojitet të investojë kapitalin politik dhe vullnetin politik në këtë dialog të lehtësuar nga BE, sepse është e pa imagjinuar që BE të pranojë shtete të reja anëtare që nuk e njohin njëri-tjetrin”.