Zyba viziton bizneset, zotohet për subvencione për ndihmë që t’i përmbushin nevojat e tyre të kohës

11.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Salih Zyba gjatë ditës së sotme ka vizituar ndërmarrjen “Kopshtar Rexha” nga fshati Sallgrazhdë, ndërmarrje kjo që bënë kultivimin e fidaneve dhe […]

Zyba viziton bizneset, zotohet për subvencione për ndihmë që t’i përmbushin nevojat e tyre të kohës Foto: Salih Zyba / Facebook

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Salih Zyba gjatë ditës së sotme ka vizituar ndërmarrjen “Kopshtar Rexha” nga fshati Sallgrazhdë, ndërmarrje kjo që bënë kultivimin e fidaneve dhe drunjëve dekorativ.

Ai ka thënë se me punën e përkushtimin që tregohet në këtë veprimtari padyshim që mund të ndërtohen kushtet për të përfituar të ardhura.

Në vizitën që Zyba i bëri së bashku me kandidatin për asamble Drilon Zyba, e njoftuan për zotimet e tyre të cilat parashohin subvencione në këtë sektor në mënyrë që bizneseve të tilla tu ndihmojnë që t’i përmbushin nevojat e tyre të kohës.