Zyba premton krijimin e fondit për bujqësi dhe mbështetje të bujqve

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Salih Zyba ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

14.10.2021 / Zgjedhjet

Zyba premton krijimin e fondit për bujqësi dhe mbështetje të bujqve
Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës, Salih Zyba, e ka renditur bujqësinë dhe agroturizmin si prioritetin e tij të katërt pas zhvillimit ekonomik dhe industrisë.


Ai ka thënë se Theranda njihet për kushte të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, mbështetja që do të ofrojmë për këtë sektor do t’i inkurajojë edhe më shumë bujqit, e do të nxisë zhvillimin ekonomik.

Prioritetet për bujqësinë dhe agroturizmin në mandatin qeverisës katër vjeçar të LVV-së me kryetar Salih Zybën në Komunën e Suharekës:

1. Krijimi i fondit për bujqësi, mbështetje e bujqëve që nuk arrijnë kriteret e Ministrisë së Bujqësisë;

2. Subvencionim dhe monitorim, për sektorin e drithërave hortikulturës dhe blegtorisë;

3. Krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm të agroturizimit.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *