Zyba premton furnizim me ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet

15.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Salih Zyba ka renditur prioritetet për ambient e infrastrukturë dhe për administratë e inspkesion. Ai ka thënë se Ambienti e Infrastruktura dhe […]

Zyba premton furnizim me ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Salih Zyba ka renditur prioritetet për ambient e infrastrukturë dhe për administratë e inspkesion.

Ai ka thënë se Ambienti e Infrastruktura dhe Administrata e Inspeksioni, janë shtylla të veçanta të programit tonë e do të ju kushtohet vëmendje gjatë qeverisjes sonë.

Po ashtu, Zyba ka shtuar se planprogrami ynë i shkruar nga ekspertët e fushave ështe zgjidhja e problemeve te qytetarëve të Therandës e padyshim që edhe zgjedhja e duhur.

Prioritetet për Ambient e Infrastrukturë dhe Administratë e Inspeksion në mandatin qeverisës katër vjeçar të LVV-së me kryetar Salih Zybën në Komunën e Suharekës:

Ambient dhe Infrastrukturë:

1. Furnizim me ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet;
2. Mirëmbajtja e hapësirave publike;
3. Ruajtja dhe përkujdesja ndaj shtretërve të lumenjëve;
4. Zgjidhja e problemit të deponisë së mbeturinave;
5. Ndërtimi i impianteve të ujrave të zeza;
6. Ndërtimi dhe ndriqimi i rrugëve lokale sipas prioriteteve të qytetarëve.

Administratë dhe Inspeksion:

1. Digjitalizim të shërbimeve në funksion të rritjes së transparencës;
2. Aplikim dhe pagesa përmes e-platformës (procedurë transparente, konkurse, bursa, subvencione, etj);
3. Fuqizim i rolit të inspekcionit (Qendër e thirrjeve, platforma digjitale për raportim etj).