Zyba në Studençan, diskuton rreth alternativës qeverisëse që ndikon në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve

10.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Salih Zyba ka takuar banorët e fshatit Studençan. Në takimin e mbajtur në fshatin Studençan, Zyba së bashku […]

Zyba në Studençan, diskuton rreth alternativës qeverisëse që ndikon në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Salih Zyba ka takuar banorët e fshatit Studençan.

Në takimin e mbajtur në fshatin Studençan, Zyba së bashku me kandidaten për asamble Florije Gega, me të pranishmit diskutuan rreth alternativës së tyre qeverisëse e cila do të ndikojë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Therandës.