Zyba në Mushtisht: Komuna e Therandës do të ketë qasje e trajtim krejt tjetër sepse qytetarët meritojnë trajtimin e duhur

13.10.2021

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Salih Zyba ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe […]

Zyba në Mushtisht: Komuna e Therandës do të ketë qasje e trajtim krejt tjetër sepse qytetarët meritojnë trajtimin e duhur Foto: Ilustrim

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Salih Zyba ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës, Salih Zyba ka vizituar fshatin Mushtisht.

Zyba së bashku me kandidatët për asamble Jetmir Durmishi dhe Erlida Bajrami, diskutuan me banorët e fshatit Mushtisht rreth nevojave që e karakterizojnë komunën tonë.

Po ashtu, ai tha se me përkushtim ndaj programit tonë zhvillimor që e kemi, Komuna e Therandës do të ketë një qasje dhe trajtim krejt tjetër sepse qytetarët meritojnë trajtimin e duhur, e që ju ka munguar deri tash.