Zyba dhe ministrja Hajdari vizitojnë Fabrikën e Mobileve “Te Naseri”, premtojnë mbështetje në krijimin e vendeve të reja të punës

14.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Salih Zyba, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe deputeti Mefail Bajqinovci kanë vizituar Fabrikën e […]

Zyba dhe ministrja Hajdari vizitojnë Fabrikën e Mobileve “Te Naseri”, premtojnë mbështetje në krijimin e vendeve të reja të punës Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Salih Zyba, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe deputeti Mefail Bajqinovci kanë vizituar Fabrikën e Mobileve “Te Naseri”.

Zyba ka thënë se këto fabrika janë tejet të suksesshme dhe kanë një numër të madh të punëtorëve.

Po ashtu, ai ka shtuar se mbështetja ndaj bizneseve në zonë industriale me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës është nja nga prioritetet tona për Therandën.