Fandaj i përgjigjet Ardian Shalës: “Në vitet 1994–1995 u largova një javë nga shkolla, derisa familja ime arriti të paguante 3%-shin”

02.12.2025

Mënyra e votimit të mërgatës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025 ka hapur një valë polemikash mes partive politike, duke rikthyer në qendër të debatit një nga temat më të ndjeshme të historisë së tranzicionit kosovar – kontributin financiar të diasporës, të njohur si “3%-shi”.

Fandaj i përgjigjet Ardian Shalës: “Në vitet 1994–1995 u largova një javë nga shkolla, derisa familja ime arriti të paguante 3%-shin” Foto: Ilustrim

Polemikat nisën pas reagimit të ministrit në detyrë të infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili akuzoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për interes të vonshëm dhe pragmatist ndaj mërgatës. Sipas tij, LDK-ja historikisht ka parë diasporën kryesisht si burim financiar, e jo si komunitet me nevoja politike dhe shoqërore.

“LDK-ja, mërgatës ia ka dashur vetëm fondet e 3%-shit”, shkroi Durmishi, duke nënvizuar se interesimi i kësaj partie për votat e mërgatës është selektiv dhe i orientuar nga përfitimet politike.

Akuzës iu përgjigj kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Dr. Ardian Shala, i cili theksoi se 3%-shi ka qenë bazë e mbijetesës institucionale të Kosovës në vitet ’90 dhe themel për shumë të rinj që më vonë u bënë figura publike, përfshirë liderë politikë të sotëm.

“Me 3% e LDK-së të viteve nëntëdhjeta, jeni shkolluar ju dhe kryetari juaj A. Kurti dhe shumë nga ato gjenerata që bëj pjesë edhe vet. Ishin vitet kur Kosova ka ndërtuar institucione paralele me Serbinë”, shkroi Shala, duke kritikuar “shkurtëpamësinë” e qasjes që zvogëlon rolin e mërgatës në historinë e rezistencës.

Ai po ashtu akuzoi kundërshtarët se atribuohet një retorikë që fillon historinë e kontributit vetëm me ardhjen e tyre në pushtet, duke anashkaluar sakrificat e brezave të mëparshëm.

Por reagimi Shalës nxiti një reagim të fuqishëm nga asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Liridon Fandaj, i cili solli një perspektivë tjetër – atë të qytetarëve të zakonshëm që e kanë përjetuar “3%-shin” si barrë financiare dhe jo privilegj historik.

“Në vitet 1994–1995, unë isha vetëm në klasën e katërt të shkollës fillore. Pikërisht ata ‘3%’, me të cilët sot krenoheni, më kishin larguar nga procesi mësimor për një javë të tërë, derisa familja ime, me shumë vështirësi, arriti t’i mblidhte paratë për pagesën e 3%”, ka shkruar Fandaj.

Ai kujtoi se ndonëse për disa ajo periudhë përjetohet si kohë lavdie dhe heroizmi, për shumicën ishte periudhë e sakrificave, privimit social dhe shkeljes së dinjitetit bazik.

“Prandaj, kur flitet për atë kohë, le të përmendet edhe barra që e kanë mbajtur familjet e zakonshme, jo vetëm meritat që sot dikush i përdor për të krijuar krenari politike”, përfundoi Fandaj.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More