Një përkrenare me shkëlqim, një sëpatë në një rrip, në fushën e betejës të mbuluar me blozë…

11.10.2021

Rrallë herë kam shkruar për botëkuptime të njerëzve. Formimi i një personaliteti shoqërohet me formimin e një botëkuptimi. Një botëkuptim ndodh si rezultat i aktivitetit njohës. Në këtë shkrim do të mundohem të pasqyroj se si përtej një personi politik, ka edhe një anë tjetër që është më e fuqishme nga secili këndvështrim, është ajo […]

Një përkrenare me shkëlqim, një sëpatë në një rrip, në fushën e betejës të mbuluar me blozë… Foto: Enver Shabani në Thumanë gjatë kërkim-shpëtimit

Rrallë herë kam shkruar për botëkuptime të njerëzve. Formimi i një personaliteti shoqërohet me formimin e një botëkuptimi. Një botëkuptim ndodh si rezultat i aktivitetit njohës.

Në këtë shkrim do të mundohem të pasqyroj se si përtej një personi politik, ka edhe një anë tjetër që është më e fuqishme nga secili këndvështrim, është ajo ana njerëzore.

Nuk më intereson qasja e një personi në aspektin politik, sepse dua të shkoj përtej asaj, dua të shoh pjesën kur një person përballet me hijen e zezë.

Personin për të cilin po shkruaj e njohin dhe e konsiderojnë si drejtor. Por, ai akoma është një zjarrfikës, dhe jo vetëm për nga detyra që ushtron por nga gatishmëria për t’iu përgjigjur situatave emergjente.

Nga kostumi me kollare, pas pak minutave e shohim me një përkrenare me shkëlqim, një sëpatë në një rrip, në fushën e betejës të mbuluar me blozë … Por vetëm zjarrfikësit e tjerë e dinë se si është të jesh si ai dhe të punosh me të. Nuk ka asgjë heroike në këtë, vetëm punë. E rëndë, e ndyrë, rraskapitëse dhe forcë e nerva.

Është ky Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Por në fakt për mua ai nuk është drejtor, është qytetar, është edhe zjarrfikës. Është nga ata që i durojnë të gjitha vështirësitë e shërbimit zjarrfikës, jo për hir të parave ose famës, por për hir të një momenti të vetëm.

Një moment i cili është i vështirë të shpjegohet, vet fakti se të shpëtosh një jetë është një kënaqësi që nuk mund të krahasohet me asgjë. Dhe duket se mund të lëvizësh male kur në duar ke një person të mbështjellë me batanije, të cilën mezi e gjenë në tym.

Nuk mundesh një kohë të jesh në shërbim të qytetarëve dhe pastaj të ndërrosh drejtim, thjeshtë është e pamundur. Nëse të paktën një herë ke shërbyer si zjarrfikës më nuk mundesh të dëgjosh sirenat dhe të jesh indiferent, sepse edhe po deshe një forcë e brendshme merr kontrollin mbi ty. Një forcë që nuhat në përputhje me rrethanat dhe sillet në mënyrë të papërshtatshme.

Siç thonë vetë ai, zjarri është si një krijesë e gjallë, e pamëshirshme dhe tinëzare. Prandaj, është e pamundur të jesh zjarrfikës nëse nuk ndjen një thirrje të tillë.

Edhe pse ushtron detyrë tjetër, ai në shpirt e ndjen vetën, jo vetëm zjarrfikës por edhe si shërbëtor i qytetarëve. Në të gjitha rastet e tjera, do të ishte më mirë që ai të zgjedhë diçka më të qetë, siç edhe është emëruar. Por jo, pavarësisht postit ai prapë zgjodhi që të jetë edhe më shumë se një drejtor.

Por prapë nëse e mendoj mirë, ai nuk duhet të quhet zjarrfikës, ky është një opsion popullor, pasiqë lufta me zjarrin me të vërtetë duket si një fushë beteje, ku në të njëjtën kohë kërkohen manovra dhe gatishmëri për t’u dal në ndihmë shokëve të tij dhe mund të mbështetet vetë në mbështetjen e tyre. Me fjalë të tjera, një zjarrfikës është një zjarrfikës, një shpëtimtar dhe një mjek.

Dhe jo pse e them unë, këtë e ka dëshmuar edhe gjatë mandatit katër vjeçar, në secilën situatë emergjente, si në ato të vërshimeve, të zjarreve dhe të borës.

Në ato situata kur temperaturat në minus i kalonte në viset malore, duke shërbyer për diçka që nuk paguhej, por që e donte.

Këtë e dëshmojnë edhe dy medaljet e ndara nga presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, ku në vend që të zgjedhte kostumin me kollare dhe qëndrimin në zyre ai zgjodhi misionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri, së bashku me një kontigjent të zjarrfikësve të Suharekës u vendos në shërbim të autoriteteve të Shqipërisë dhe sipas nevojës emergjente operuan në mision të kërkim-shpëtimit të banorëve që kishin mbetur nën gërmadhat e objekteve të rrënuara ku nga rrënojat nxorën të gjallë e të vdekur.

Në histori të njerëzimit për shërbim të mirë, njerëzit si ai, shpërblehen me medalje “Për shpëtimin e të vdekurve”!