Reshjet e borës, në Greiçec pati vonesa në fillimin e orarit mësimor – Shabani tregon gjendjen e rrugëve

04.04.2023

Në orët e mbrëmjes të së hënës në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm me reshje bore. Rrugët e disa fshatrave në Komunën e Suharekës mbrëmë janë mbuluar nga reshjet e borës, gjë për të cilën kompania e kontraktuar nga komuna ka filluar intervenimin. Lidhur me gjendjen e […]

Reshjet e borës, në Greiçec pati vonesa në fillimin e orarit mësimor – Shabani tregon gjendjen e rrugëve

Në orët e mbrëmjes të së hënës në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm me reshje bore.

Rrugët e disa fshatrave në Komunën e Suharekës mbrëmë janë mbuluar nga reshjet e borës, gjë për të cilën kompania e kontraktuar nga komuna ka filluar intervenimin.

Lidhur me gjendjen e rrugëve në të gjitha vendet dhe fshatrat e Komunës së Suharekës, SuharekaOnline ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabanin, i cili ka njoftuar se me të filluar reshjet e borës, komania aktive për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin dimëror “Famis” ka intervenuar në të gjitha rrugët ku ka pasur nevojë.

Poashtu, Shabani ka treguar se në mbrëmjen e së hënës gjatë pastrimit të rrugëve në fshatrat si: Budakovë, Maqitevë, Javor dhe Greiçec së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë apeluar qytetarët për kujdes gjatë lëvizjes.

LEXO EDHE:  Paralajmëron presidenti i Ballkanit : Epoka e jonë sapo ka filluar!

Ndër tjerash, Shabani është shprehur se gjatë pastrimit të rrugëve nga reshjet e borës në fshatin Greiçec ka pasur vështirësi, pasi që në rrugë kanë qenë disa kablo të energjisë elektrike, për të cilat ishte thirrur KEDS-i dhe ishte intervenuar nga ta.

Poashtu, ai shton se si pasojë e kablove elektrike, kompania e cila mirëmban rrugët e Komunës së Suharekës në sezonin dimëror, nuk kishte pasur mundësi të intervenonte në kohën e duhur andaj edhe kishte pasur vonesa në fillimin e orarit të mësimit në shkollën e fshatit Greiçec.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabani thotë se aktualisht të gjitha rrugët në Komunën e Suharekës janë në gjendje lehtë të kalueshme dhe thotë se janë të gatshëm të intervenojnë sado që të jetë nevoja.

SuharekaOnline rikujtojn se reshjet e borës ishin paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Etiketat