Zjarre në fushat e Leshanit, Samadrexhës, e mes fshatrave Sopijë-Bukosh, Enver Shabani apelon për kujdes

18.07.2023

Gjatë ditës së hënë Komuna e Suharekës është përballur me zjarre të shumëta për të cilat është dashur që të intervenojnë zjarrfikësit. Si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësisë në Komunën e Suharekës kanë filluar zjarret në disa vende të ndryshme të komunës, kryesisht në ato fushore. Lidhur me këto raste të zjarrëve, SuharekaOnline […]

Zjarre në fushat e Leshanit, Samadrexhës, e mes fshatrave Sopijë-Bukosh, Enver Shabani apelon për kujdes Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së hënë Komuna e Suharekës është përballur me zjarre të shumëta për të cilat është dashur që të intervenojnë zjarrfikësit.

Si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësisë në Komunën e Suharekës kanë filluar zjarret në disa vende të ndryshme të komunës, kryesisht në ato fushore.

Lidhur me këto raste të zjarrëve, SuharekaOnline ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, i cili ka thënë se zjarret kanë filluar gjatë ditës së hënë rreth orës 14:00, të cilat kanë vazhduar deri në orët e vona të natës.

“Po, zjarret kanë ndodhë si rezultat i temperaturave të larta, thatësisë së madhe dhe mos kujdesit nga faktori njeri. Ato kanë filluar rreth orës 14:00 dhe kanë zgjatur deri në mesnatè.” tha Shabani.

Ai për SuharekaOnline thekson se nga zjarret kryesisht kanë qenë të rrezikuara arat e mbjellura me grurë, mirëpo fal intervenimit të menjëherëshëm të zjarrfikësve është arritur që të shpëtohen.

Shabani bën me dije se si pasojë e temperaturave të larta kanë filluar zjarret në vendet si: Fusha e Leshanit, Fushat e Samadrexhës dhe fushat mes fshatrave Sopije Bukosh.

“Zjarret kanë qenë fushore. Kanë qenë të rrezikuara arat e mjellura me grurë, por fal inteveninit të zjarrfikësave grunajat kanë shpëtu! Zjarre ka pasur në fshatrat: në fushat e Leshanit, në fushat e Samadrexhës dhe mes fshtarave Sopijë-Bukoshë.” ka shtuar ai.

Ndërsa ka shtuar se dëme janë shkaktuar vetëm në botën shtazore ku thotë se janë djegur breshka, zogj e disa kafshë tjera e poashtu ka shtuar se është ndotur edhe ambienti.

“Po, kanë shkaktuar dëme në botën shtazore ku janë djegur breshka, zogj, e foj te ndyshëm dhe natyrisht në këto raste është bër edhe ndotja e ambientit dhe ka krijuar panik të banorët e rrethines.” ka thënë Shabani.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabani ka apeluar të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës për kujdes të shtuar gjatë ditëve ku temperaturat janë të larta, që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.