Ndriçimi publik nuk gjenë “qetësi” në Shirokë, ndalohet përsëri

21.11.2022

Ndriçimi Publik është njëri prej premtimeve të Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili është realizuar në shumë fshatra të komunës. Ndriçimi Publik në Shirokë të Suharekës shumë herë ndalohet për arsye të ndryshme në këtë zonë. Në mbrëmjën e së hënës ndriçimi publik në Shirokë ka ndaluar dhe pjesa më e frekuentuar […]

Ndriçimi publik nuk gjenë “qetësi” në Shirokë, ndalohet përsëri Foto: Ilustrim

Ndriçimi Publik është njëri prej premtimeve të Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili është realizuar në shumë fshatra të komunës.

Ndriçimi Publik në Shirokë të Suharekës shumë herë ndalohet për arsye të ndryshme në këtë zonë.

Në mbrëmjën e së hënës ndriçimi publik në Shirokë ka ndaluar dhe pjesa më e frekuentuar si nga makinat ashtu edhe këmbësorët ka mbetur në fatin e ndriçimit nga bizneset që ndodhën aty.

SuharekaOnline ka biseduar me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabanin i cili ka thënë se ndriçimi publik në këtë pjesë është ndaluar për arsye se në rrethrrotullimet që ndodhën aty sot gjatë ditës është punuar.
Poashtu, Shabani ka njoftuar se ndriçimi do të rregullohet brenda këtyre ditëve.