KQZ po shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, gjithçka po shkon sipas planifikimeve
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi gjithçka është duke shkuar sipas planifikimeve që kanë bërë. Kështu ka bërë të ditur Elezi përmes një konference për media. “Sipas planifikimeve, KQZ po bënë shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor në mesin e të cilave janë edhe fletëvotimet, pra është material për zgjedhjet lokale. Ky material i rëndësisë së […]
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi gjithçka është duke shkuar sipas planifikimeve që kanë bërë.
Kështu ka bërë të ditur Elezi përmes një konference për media.
“Sipas planifikimeve, KQZ po bënë shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor në mesin e të cilave janë edhe fletëvotimet, pra është material për zgjedhjet lokale.
Ky material i rëndësisë së veçantë nën përcjelljen e Policisë do të dërgohet në depot e komisioneve komunale në 38 komuna”, tha ai.
KQZ-ja kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues.