Prizren, ndalet një person për të shtëna në aheng, sekuestrohet një armë zjarri

06.08.2025

Policia e Kosovës ka reaguar me shpejtësi pas një informacioni për të shtëna me armë zjarri gjatë një gazmendi familjar në fshatin Romajë të Hasit, në komunën e Prizrenit.

Prizren, ndalet një person për të shtëna në aheng, sekuestrohet një armë zjarri Foto: Ilustrim

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 5 gushtit 2025, rreth orës 21:50. Pas pranimit të informacioneve, njësitë patrulluese kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar një person të dyshuar, i cili mbante në brez një pistoletë të tipit Ekol Aras Magnum me karikator dhe disa fishekë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar gjithashtu hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë bërë sekuestrimin e armës.

I dyshuari, A. U., mashkull, 28-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit janë iniciuar hetime për veprat penale:

  • Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
  • Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm

Policia e Kosovës thekson se të shtënat festive nuk do të tolerohen dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike. Po ashtu, u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo veprim që cenon rendin dhe sigurinë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More