Arrestohet një person në Prizren, i sekuestrohen kokainë, marihuanë, diazepam e bensedin

18.09.2026

Një person është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit policor te i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, barna dhe para.

Arrestohet një person në Prizren, i sekuestrohen kokainë, marihuanë, diazepam e bensedin Foto: Ilustrim

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 17 shtator 2026, rreth orës 23:00. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 26.43 gramë kokainë, 182.44 gramë marihuanë, si dhe 2.44 gramë të tjera kokainë.

Po ashtu, janë gjetur 221 pako me nga 30 copë diazepam dhe 165 pako me nga 30 copë bensedin, si dhe 19 mijë e 625 euro dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More