Prizren, arrestohet i dyshuar për kanosje me armë

28.11.2024

Njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Prizren, arrestohet i dyshuar për kanosje me armë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 nëntor rreth orës 23:00 në rrugën “Ymer Shala” në Prizren. Pas një informatë për një kanosje me armë, patrulja policore ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin, identifikuar si A.R., i lindur në vitin 1985.

Gjatë kontrollit të kryer në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë kanë sekuestruar si provë materiale një armë AK-47 me numër serial 11059792, pa karikator.

I dyshuari A.R. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Hetimet në lidhje me këtë rast po vazhdojnë nga njësiti përkatës në Stacionin Policor të Prizrenit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More