Nxiti urrejtje ndëretnike në një festë në Shtërpcë, ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit

18.08.2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, pas një ngjarjeje publike me karakter fetar në komunën e Shtërpcës.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 10 qershor 2025 dhe ka pasur ndikim negativ në marrëdhëniet ndërmjet grupeve etnike në Kosovë.

“I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtërpcës më 10.06.2025, me dashje dhe qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Institucioni i drejtësisë thekson se veprimet e të pandehurit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rendisjen dhe sigurinë publike në vend. “Me këto veprime, sipas aktakuzës, S.C. ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet më tej.

Prokuroria Speciale ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor dhe ndaj tij të shqiptohet një dënim konform ligjeve në fuqi.