Prokuroria kërkon paraburgim 30 ditë për H.H., dyshohet për disa raste të zjarrvënies në Ratkoc

23.12.2025

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet H.H. ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve, si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Prokuroria kërkon paraburgim 30 ditë për H.H., dyshohet për disa raste të zjarrvënies në Ratkoc Foto: Ilustrim

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri H.H., më 21 dhjetor 2025, rreth orës 02:00, në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, ka kryer disa veprime të njëpasnjëshme të zjarrvënies me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personave të tjerë.

Fillimisht, dyshohet se i pandehuri ka ndezur zjarr në pronën e të dëmtuarit R.H., duke shfrytëzuar orët e hershme të mëngjesit. Pasi ka kuptuar se ishte në ndjekje nga patrullat policore, ai dyshohet se në largim e sipër ka ndezur mjete piroteknike dhe më pas ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit, ku i ka vënë zjarrin objektit përcjellës të shtëpisë. Si pasojë, janë dëmtuar mjete pune, goma të veturës, karrige dhe gjësende të tjera, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në të njëjtën datë dhe kohë, sipas Prokurorisë, i pandehuri ka vazhduar veprimet e tij duke ndezur zjarr edhe në drejtim të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Ratkoc. Në përpjekje për t’iu shmangur zyrtarëve policorë, ai dyshohet se ka shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha, me ç’rast është djegur një autoambulancë si dhe pjesa ballore e objektit të QMF-së.

Po ashtu, Prokuroria bën të ditur se në të njëjtën datë dhe kohë, i pandehuri ka ndezur zjarr edhe në oborrin e SHFMU “4 Dëshmorët” në Ratkoc, duke i vënë flakën masës drusore që gjendej aty. Zjarri është ndalur falë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë në bashkëpunim me disa qytetarë.

Me këto veprime të vazhdueshme, H.H. dyshohet se ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”, nga neni 322 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, që nga data 21 dhjetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More