Korishë, sekuestrohen dy armë dhe 82 fishekë

14.10.2025

Me datën 13.10.2025 në Stacionin Policor Prizren-Veri, është paraqitur një qytetar i cili ka raportuar një rast shqetësues.

Korishë, sekuestrohen dy armë dhe 82 fishekë Foto: Ilustrim

Sipas deklaratës së ankuesit, ai kishte vërejtur një person të dyshuar duke nxjerrë një armë të gjatë nga automjeti i tij. Ankuesi ka shprehur frikë për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme me të dyshuarin lidhur me një pronë kontestuese.

Me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është kryer kontroll (bastisje) në banesën e të dyshuarit në fshatin Korishë të Prizrenit, në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale:

• Një pushkë gjahu një tyëshe

• Një pushkë ajrore

• Tetëdhjetë e dy (82) fishekë gjahu

Të gjitha armët e gjetura rezultojnë të jenë me leje valide të lëshuara nga organet kompetente. I dyshuari ka pranuar se më 12.10.2025 e kishte nxjerrë armën nga automjeti me qëllim ta dërgonte për riparim.

Prokurori i Shtetit është njoftuar sërish për veprimet e ndërmarra. Sipas vendimit të tij, armët e gjetura do të sekuestrohen përkohësisht për shkaqe sigurie, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More