Korishë, arrestohet një person për posedim të substancave narkotike

25.01.2025

Një operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës në fshatin Korishë të Prizrenit ka rezultuar me arrestimin e një personi dhe konfiskimin e një sasie të substancës narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 766.55 gramë substancë e dyshuar të jetë marihuanë, disa qese të zbrazëta që dyshohet se janë përdorur për paketimin e lëndës narkotike dhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.