Katër persona arrestohen në Prizren për grabitje dhe plagosje

para 4 dite

Në një aksion të shpejtë, policia e Prizrenit ka arrestuar katër të mitur të dyshuar për kryerjen e një grabitjeje të dhunshme.

Katër persona arrestohen në Prizren për grabitje dhe plagosje

Ngjarja ka ndodhur më 8 janar rreth orës 18:15 në zonën e hekurudhës, afër stacionit të autobusëve.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit e identifikuar si I.B (2010), E.Z (2007), F.Z (2009) dhe B.M (2008), kanë sulmuar me thikë një person nga i cili kanë marrë 200 euro. Viktima ka pësuar lëndime, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Pas një hetimi intensiv, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të gjithë të dyshuarit. Gjatë intervistimit, të miturit kanë pranuar veprën penale që u vihet në ngarkim.

Prokurori për të mitur është njoftuar për rastin dhe ndaj të dyshuarve është lëshuar aktvendim për ndalim 24 orë. Ata do të akuzohen për veprat penale “Grabitje” dhe “Tentim grabitje”.

Etiketat

Ofertat e fundit