Kamioni godet për vdekje një grua në Prizren
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi u godit nga një kamion.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 13:00, në afërsi të objektit të KEDS-it. Viktima, e cila po ecte në këmbë, është shkelur nga kamioni, duke pësuar lëndime të rënda të cilat çuan në vdekjen e saj.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Faton Alija, i cili tha për Insajderin se pavarësisht intervenimit të shpejtë, këmbësorja nuk arriti të mbijetojë.
“Rreth orës 13:00 një aksident ka ndodhur në afërsi të KEDS-it në Prizren. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një këmbësore – për pasojë këmbësorja femër ka vdekur nga lëndimet e marra”, deklaroi Alija.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.