Kamioni ndot asfaltin në Prizren, kompania gjobitet me 1 mijë euro

19.12.2025

Pas ankesave të qytetarëve për ndotje të asfaltit në rrugën “Besim Shala” në Prizren, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe ka marrë masa ndaj kompanisë përgjegjëse.

Kamioni ndot asfaltin në Prizren, kompania gjobitet me 1 mijë euro Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Stacionit Policor Prizren, kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kishin ndotur seriozisht asfaltin, duke krijuar shqetësim për qytetarët dhe rrezik për trafikun. Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, kompania u gjobit me shumën prej 1,000 euro.

Policia rikujton qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore se gjatë kryerjes së punimeve duhet të shmangin ndotjen e ambientit dhe, në rast se ndodh ndotje, të marrin masa të menjëhershme për pastrimin e saj.

Ky rast vjen si një mesazh i qartë për të gjithë kompanitë që angazhohen në ndërtim dhe punime rrugore: kujdesi për mjedisin dhe respekti për komunitetin janë të detyrueshme.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More