Investimet në ndërmarrje, Rajoni i Prizrenit bën 0,53% investime biologjike në bujqësi

21.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Statistikave të Investimeve në Ndërmarrje për vitin 2021. ASK-ja ka zhvilluar Anketën për Statistikat e Investimeve në Ndërmarrje në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në ndërmarrjet qe kanë deklaruar Blerje investive në shumën vjetore prej mbi 50 mijë Euro. Sa u […]

Investimet në ndërmarrje, Rajoni i Prizrenit bën 0,53% investime biologjike në bujqësi

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Statistikave të Investimeve në Ndërmarrje për vitin 2021.

ASK-ja ka zhvilluar Anketën për Statistikat e Investimeve në Ndërmarrje në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në ndërmarrjet qe kanë deklaruar Blerje investive në shumën vjetore prej mbi 50 mijë Euro.

Sa u përket rajoneve, përqindjen më të lartë të investimeve e kanë ndërmarrjet e përqendruara në Rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit, që kanë realizuar rreth 76.24% të totalit të investimeve të realizuara gjatë vitit 2021.

LEXO EDHE:  LDK premton revolucion në infrastrukturë: Gazin amerikan dhe ndërtimin e autostradave

Kurse, rajonet e tjera përbëjnë përqindje më të ulët të investimeve gjate vitit 2021, shkruan SuharekaOnline.

Sipas ASK-së Rajoni i Prizreniti cili renditet i treti në Kosovë për investime në ndërmarrje gjatë vitit 2021 ka investuar 43,89% në ndërtim, 54,37% në makineri dhe paisje, 1,20% në produkte e pronësisë intelektuale dhe 0,53% në bujqësi.

Etiketat