Gjendet pa shenja jete një 74-vjeçar në Pouskë të Prizrenit

24.06.2025

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Pouskë të komunës së Prizrenit, ku një 74-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se autoritetet janë duke e hetuar rastin.

“Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në deklaratën e Bytyqit.

Për momentin nuk dihen rrethanat e sakta të vdekjes, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin më shumë detaje pas ekzaminimeve mjeko-ligjore.