Autostrada “Ibrahim Rugova” pjesërisht e mbyllur, rrëshqitje dheu në segmentin Prizren-Suharekë
Një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova” është mbyllur përkohësisht për qarkullim automjetesh si pasojë e një rrëshqitjeje dheu në segmentin e 27-të, midis Prizrenit dhe Suharekës.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se kjo pjesë e autostradës do të mbetet e bllokuar derisa të përfundojë pastrimi i dheut të shembur.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë. “Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative. Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë.”
Autoritetet kanë siguruar se do të njoftojnë me kohë për hapjen e autostradës pasi të jetë kryer pastrimi dhe të jenë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e qarkullimit.