Dhimbjet e muskujve të këmbëve, shkaqet dhe trajtimi

02.09.2021

Dhimbjet e këmbëve mund të shfaqen në çdo kohë, por ato duket se ndodhin më shpesh kur ju jeni shtrirë gjatë natës. Nëse dhimbjet bëhen të padurueshme sa nuk mund të ecni, ose ju zgjojnë nga një gjumë i thellë, atëherë situata bëhet serioze. Dhimbjet në muskuj, pak a shumë intensive, janë një simptomë që […]

Dhimbjet e muskujve të këmbëve, shkaqet dhe trajtimi Foto: Ilustrim

Dhimbjet e këmbëve mund të shfaqen në çdo kohë, por ato duket se ndodhin më shpesh kur ju jeni shtrirë gjatë natës. Nëse dhimbjet bëhen të padurueshme sa nuk mund të ecni, ose ju zgjojnë nga një gjumë i thellë, atëherë situata bëhet serioze.

Dhimbjet në muskuj, pak a shumë intensive, janë një simptomë që mund të shkaktohet nga kushte klinike të ndryshme, por që në pjesën më të madhe të rasteve ka të bëjë me strukturën anatomike të kësaj zone të trupit.

Në disa raste dhimbja nuk e ka origjinën primare në kofshë, por shtrihet në kët zonë nga rajone të tjera apo struktura të tjera të trupit.

Shkalla e dhimbjes dhe procesi i simptomave shoqëruese ndryshojnë në bazë të shkakut, dhe pasi është gjetur arsyeja e simptomatologjisë së dhimbshme, mund përmes hetimeve klinike-diagnostikuese, mund të vlerësohet dhe trajtimi i duhur.

SHKAQET

Shkaqet mund të jetë të ndryshme të dhimbjes në kofshë dhe shtrihen mes legenit dhe gjurit. Mes shkaqeve kryesore mund të gjejmë:

Lëndimet e muskujve: më të shpeshta janë në mjekësinë sportive dhe mund të ndodhin për shkak të një goditje të marrë apo një lëvizjeje të gabuar. Krahas dhimbjes në kofshë mund të ketë spazma muskulare, vështirësi në lëvizje në vendin e prekur dhe hematomë.

Të vrarat: të lehta për tu diagnostikuar ( në pjeën më të madhe të rasteve identifikohet qartë vendi ku është shfaqur dhimbja), mund të jenë të lehta, të moderuara apo të rënda.

Trauma indirekte: ndodhin për shkak të një fenomeni të ndryshimit të tonit të fibrave muskulore, apo lezione të fibrave muskulare në rastet më të rënda, që vijnë si pasojë e sforcimit të tepërt fizik krahasuar me aftësinë e përqëndrimit të fibrave të muskujve të përfshirë. Ky lloj lëndimi klasifikohet në bazë të ashpërsisë si:
Kontraktim (më pak shqetësues)
Tërheqje (lëndim mesatar)
Shkëputje (më e rënda e mundshme)

Ka disa shkaqe potenciale të ngërçeve të muskujve të këmbëve, duke përfshirë dehidratimin, mungesë vitamine ose mineraleve, mungesën e stërvitjes dhe shtatzënia për femrat, mirëpo një ndër arsyet kryesore është shtrëngimi i muskujve dhe mos qarkullimi i mirë i gjakut.

TRAJTIMI

Si rezultat i kësaj gjymtyrët tuaja, zakonisht këmbët, nuk furnizohen me gjak mjaftueshëm. Zakonisht ndodh sepse arteriet tuaja janë ngushtuar. Gjatë ecjes mund të ndjeni dobësi, mpirje ose ngërçe në këmbët tuaja. Ato mund t’i ndjeni të ftohta ose mund të marrin një ngjyrë të çuditshme të errët.

Andaj rekomandohet përdorimi i masazherëve kompresues me avull të ngrohtë të cilët përmirësojnë dukshëm qarkullimin e gjakut, stimulojnë aktivitetin e muskujve, largojnë dhembjet dhe lodhjen muskulare, minimizojnë ngërçet muskulare dhe të enjëturat e këmbëve (lymphedema).

Gjatë një seance me masazherë kompresues me avull të ngrohtë ju parandaloni trombozën e venave të thella dhe zgjerimin e tyre.