Dhembjet e shpinës, shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Dhembjet e shpinës, shkaqet, simptomat dhe trajtimi
Fisnik Sadiku

13.07.2021 / Shëndeti

Puna në zyrë dhe qëndrimi ulur për shumë orë, mbajtja e peshave, apo dhe mugesa e aktivitetit fizik, janë disa nga arsyet që sjellin dhimbjen e mesit. Në të shumtën e rasteve dhimbjet e shpinës, mund të parandalohen dhe të mbahen nën kontroll nëse trupi është në gjendje të mirë (kur bëhet stërvitje). Është vertetuar se qëndrimi në karrike, në një pozicion jo të drejtë ndikon në mënyrë direkte për dhimbjet e mesit. “Të gjithë njerëzit kur janë në punë përpiqen të gjejnë pozicjonin ku ndjehen rehat për momentin, pa menduar për dhimbjet e mesit që mund të vijnë më vonë.

Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesi mund të jenë: stenoza spinale, artriti (osteoartriti), infeksionet spinale (osteomyelitis), tumoret spinale dhe frakturat vertebrale. Kjo dhimbje mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë për afatshkurtër ose afatgjatë. Gjithashtu dhimbjet e shpines mund të shkaktojnë vështirësi për ti kryer aktivitetet e përditshme ditore.

Boshti kurrizor është I përbërë nga disa kocka të vogla, të quajtura rruaza, të cilat janë të vendosura me rradhë njëra pas tjetrës. Muskujt, ligamentet, nervat, dhe disqet intervertebrale janë pjesë plotësuese e BK.

Shkaqet

Ngritja e peshave të rënda, pa një pozicion të duhur të shpinës apo mesit. Pra nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).

Lëvizjet e shpejta të mesit në rotacion ose përkulje të shpejtë / lëvizje te extensionit (drejtimit) të shpinës.

Aktivitetet sportive të tepërta dhe të bëra pa përgatitje adekuate fizike.

Stili I një jetese sedentare pa aktivitet fizik apo aktivitete sportive gjithashtu rritsin rrezikun për zhvillimin e problemeve të shpinës.

Mbipesha. Të jesh mbipeshë mund të rrezikohesh nga stresi, pastaj pasha e madhe ushtron presion më të madh në disqet intervertebrale me që rast mund të shkaktohet hernia diskale e cila pastaj varësishtë nga niveli I problemit shkakton edhe dhembje dhe mpirje e simprome të ngjashme.

Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, mund të vendosë në presion shpinën.

Pirja e duhanit. Besohet se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin në oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerimin më të shpejtë.

Mosha e shtyer është më e rrezikuar nga problemet me boshtin kurrizor.

Gjinia, sipas predispozitave gjenetike meshkujt janë më të rrezikuar se femrat

Faktorët gjenetik po ashtu mund të kenë ndikim në shfaqjen e problemeve.

Shkaqet: Mund të jenë nga më të ndryshmet por disa nga më kryesoret janë:

Ngritja e Peshave pa mbështetje të duhur,

Mosha ( në përgjithësi problemet e shpinës janë të prirura të fillojnë pas moshës 30 vjeqare kur edhe fillon mplakja e trupit të njeriut),

Mbiaktiviteti (Over-activity). Një nga shkaqet më të zakonshme të dhembjeve të mesit është dhembja muskulare nga mbi-aktivitetet. Muskujt dhe fibrat ligamentare mund të mbitendosen ose të lëndohen. P.sh kjo vjen pas një loje futbolli apo diçka tjetër në fillim të sezonit, ose kur punojmë shumë. Prandaj të gjithë jemi të njohur me këtë “ngurtësim” dhe dhembje të fund-shpinës si dhe zonave të tjera të trupit, që zakonisht kalon brenda disa ditësh.

LEXO EDHE:  Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 92 në tërë Kosovën

Simptomat

Dhimbja e shpines ndryshon. Ajo mund të jetë e mprehtë ose shpuese. Ajo po ashtu mund të ndihet edhe si ngërq. Tek shumica e njerëzve mbështetja ose shtrirja përmirësojë dhimbjet e shpines, pa marrë parasysh shkakun themelor. Njerëzit me dhimbje shpine mund të përjetojnë disa nga këto simptome:

Dhembja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë.

Dhembja e shpinës mund të përkeqsohet me përkuljen apo ngritjen e peshave.

Të ulurit për një kohë të gjatë mund të përkeqësojë dhimbjen.

Qëndrimi në këmbë dhe ecja mund të përkeqësojë dhembjen.

Ischialgia (apo nervi ischiadik) është e zakonshme tek hernitë diskale. Kjo përfshinë vithet dhe dhimbjen në këmbë, dhe madje, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash dobësi që shkon deri te këmbët (shputat). Është e mundur që të ketë dhimbje të nervit ischiadik, pa dhimbje mesi.

Pavarësisht nga mosha apo simptomat, në qoftë se dhimbja e mesit nuk përmisohet brenda disa javësh, apo është e lidhur me ethe, të dridhura, ose humbje të papritur peshe, ju duhet të telefononi mjekun tuaj.

Trajtimi

Në përgjithësi, trajtimi i dhembjes së mesit bëhet me njërën prej tri kategorive: Medikamente, Fizioterapi dhe Kirurgji, apo edhe me kombinimin e të trijave.

Medikamentet dhe trajtimi fizioterapeutik të kombinuara bashkë në shumicen e rasteve  lehtësojnë dhimbjet dhe bëhet një tajtim i duhur për problemin që keni.

Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive të tilla si ngrohje, akull, ultrazëri, masazhë, dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrimet e zgjatjes, forcimimit dhe manipulimit te unazave per nje korigjim te tyre, po ashtu edhe ushtrimet kardiovaskulare mund te jene te perfshira ne program. Ushtrimet e shpines për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jetë shumë e dobishme në lehtësimin e dhimbjes. Poashtu si procedure tjeter fizioterapeurike mund të përdoret edhe traksioni(tërheqja), i cili bën lirimin e rrënjëve nervore të komprimuara.

Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive të tilla si ngrohje, akull, ultrazëri, masazh, dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrime stretchingu, ngritje peshash dhe ushtrimet kardiovaskulare. Ushtrimet e mesit për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jetë shumë e dobishme në lehtësimin e dhimbjes.

Traksioni(Tërheqja) është një teknikë manuale e krijuar për të ulur presionin në disqet vertebrale të prekura që po shkaktojnë dhimbje. Tërheqja është një ‘shtrirje’ manuale e shtyllës kurrizore e cila zvogëlon presionin në disqe dhe për këtë arsye zvogëlon dhimbjen e individit.

Për informata rreth trajtimit të dhimbjeve të shpinës kontaktoni Physio Cure Clinic:
Adresa: Physio Cure ClinicRr. Brigada 123, Suharekë
Tel. 049 546 645

*Artikull i sponzorizuar

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit