Produktet e Fabrikës së Mobileve “TE NASERI” çdo ditë e më shumë në diasporën shqiptare

  • 17.03.2023
Produktet e Fabrikës së Mobileve “TE NASERI” çdo ditë e më shumë në diasporën shqiptare

Kosovën dhe bizneset kosovare po i presin ditë më të mira. Diaspora përditë e më e interesuar për të investuar dhe për të punuar me biznese në Kosovë, në një klimë e cila po shkon drejt përmirësimit.

Janë pjesëtarët e diasporës ata të cilët tash e dy decenie e gjysmë po sjellin kapitalin e tyre të kursyer nga vendet ku ata jetojnë duke u bërë kështu  investitorët kryesor në Kosovë.


Krejt kjo dhe shumë gjëra tjera të pathëna janë një tregues i mirë i rëndësisë së madhe që diaspora kishte dhe ende ka në zhvillimin ekonomik të vendit.

Janë të rregullta takimet e bizneseve nga diaspora me bizneset nga Kosova dhe e gjithë kjo me qëllim të krijimit të mundësive për eksportimin e prodhimeve nga firmat  kosovare drejt tregut evropian. Janë të shumta kontratat e lidhura si për furnizim me produkte vendore.

Një shembull i tillë i bizneseve vendore që po eksportojnë produkte për diasporën tonë është edhe Fabrika e Mobileve “TE NASERI”, ku sipas përfaqësuesve të kësaj ndërmarrje vetëm këtë vit ata kanë lidhur dhjetëra kontrata me biznese dhe familje shqiptare që operojnë kryesisht në Evropë, si në Zvicër, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Austri.

Përveç faktit që cilësia e produkteve të kësaj fabrike po kërkohet edhe nga diaspora një arsye tjetër është edhe mundësia që produktet dërgohen në afatin më optimal 7-10 ditë që nga momenti i marrjes së porosisë.

Duke parë që kërkesa e diasporër për produkte të tyre por rritet Fabrika e Mobileve “TE NASERI” ka angazhuar edhe ekipe të trajnuara në Evropë ku montimi i mobileve bëhet nga profesionistë të trajnuar.

Gjithashtu nga Fabrika e Mobileve “TE NASERI” bëjnë të ditur se para disa vitesh në shenjë kontributi për mërgatën tone ata kanë organizuar edhe “Drekën e mërgimtarëve” ku janë ftuar biznese dhe familje të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.

Tutje ata e vlersojnë shumë faktin që biznese dhe familje që jetojnë në diasporë krahas kontributit të vazhdueshëm po bëjnë të pamundurën duke afirmuar dhe punuar me biznesin e tyre, për çka ata janë falënderues dhe mirënjohës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë