Shkaqet e dhimbjet së qafës dhe mënyrat e trajtimit të saj

Shkaqet e dhimbjet së qafës dhe mënyrat e trajtimit të saj
Taulant Krasniqi

08.06.2021 / Shëndeti

Dhimbja e qafës ose një qafë e bllokuar, janë shumë të zakonshme dhe mund të ndikojnë në jetën tuaj në mënyra të ndryshme. Mund të jetë një dhimbje e mprehtë, dhimbje muskulore e vazhdueshme, dhimbje koke ose një pamundësi për të lëvizur kokën plotësisht. Sido që të jetë, një qafë me dhimbje mund të jetë shumë acaruese por në të njejtën kohë shumë e thjeshtë për t’u rregulluar.

Shkaku kryesor është qëndrimi i gabuar afatgjatë përpara kompjuterit, stresi, ankthi, prezenca e spondiliartrozës, rritja e tonusit muskular rreth qafës, aksidentet automobilistike, mungesa e aktivitetit fizik, etj.

Çfarë e shkakton dhimbjen e qafës?

  • Traumat ose lëndimet;
  • Shqetësimet dhe stresi;
  • Pozicion jo i duhur i gjumit ose qëndrimit ulur.
  • Përdorimi i zgjatur i teknologjisë, duke përfshirë kompjuter, tabletë dhe telefona;
  • Shtrembërim i diskut të shtyllës kurrizore;
  • Osteoporoza;
  • Deformimi natyral i shpinës (skolioza);
  • Dëme strukturore për shkak të tumoreve ose infeksionit;
  • Problemet me kokën pas aksidenteve rrugore mund të rezultojnë në dhimbje akute ose kronike të qafës, që zgjasin disa muaj për t’u përmirësuar.

Si ndihet dhimbja e qafës?

Dhimbja e qafës është një siklet në zonën e qafës dhe ngurtësi në muskujt e saj. Dhimbja mund të ndihet deri në shpatull ose midis shpatullave. Mund të përhapet edhe në krah, në dorë ose në kokë, duke shkaktuar një dhimbje koke të njëanshme ose të dyanshme.

Muskujt në qafë kanë tendencë të jenë të tensionuar dhe të lënduar. Dhimbja akute mund të shkaktojë sjellje jonormale të qafës në të cilën koka është e detyruar të kthehet në njërën anë, e njohur si torticollis.

Dhimbja në bazën e kafkës mund të shoqërohet nga një ndjenjë dobësie tek supet e krahët, dhe mund të ketë një ndjesi mpirjeje ose  shpimi në krahë dhe gishtërinj.

Sinjalet e rrezikut që lidhen me dhimbjen e qafës

Në disa raste, dhimbja e qafës mund të jetë simptomë e meningitit. Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore:

  • Keni skuqje që nuk zbehet kur e shtypni me gisht;
  • Është e dhimbshme të përkuleni përpara dhe nuk mund ta mbani mjekrën në gjoks;
  • Ndjeshmëria ndaj dritës;
  • Dhimbja e qafës shoqërohet me dhimbje koke të rënda ose me vjellje të vazhdueshme;
  • Dhimbja e qafës shoqërohet me dhimbje të forta shpine;
  • Pas një dëmtimi në kokë personi është i përgjumur, i hutuar ose vjell;
  • Ka dhimbje në pjesën e pasme të syrit;
  • Shikimi, dëgjimi, shija ose ekuilibri janë prekur;
  • Fuqia e muskujve në krahë apo këmbë është zvogëluar.

Si mund ta lehtësoni dhimbjen e qafës?

Përpiquni qëndroni sa më aktivë. Mundohuni të shkoni në punë dhe të vazhdoni aktivitetet normale të përditshme. Dhimbja e qafës shkaktohet rrallë nga një sëmundje e rëndë dhe shpesh do të zhduket brenda një jave.

Për dhimbje të moderuara të qafës, provoni këto mjete të thjeshta në shtëpi:

  • Merrni qetësues si ibuprofen;
  • Aplikoni ngrohje ose akull. Përdorni akull herën e parë, pastaj kaloni në një shishe me ujë të nxehtë;
  • Qëndroni aktivë, por shmangni stërvitjen shumë intensive;
  • Provoni të lëvizni kokën ngadalë nga njëra anë në tjetrën për të shtrirë butësisht muskujt e qafës;
  • Kërkoni nga dikush që keni afër t’ju bëjë pak masazh.

Nëse keni dhimbje në qafë për një periudhë më të gjatë, konsultohuni me mjekun ose një fizioterapist.

Si trajtohet dhimbja e qafës?

Dhimbja akute mund të zhduket pa trajtim. Për probleme afatshkurtra rekomandohet trajtimi manual dhe ilaçe lehtësues. Për dhimbje më afatgjata (tre muaj ose më shumë) konsideroni një nga trajtimet e mëposhtme:

  • Trajnimi intensiv i muskujve;
  • Fizioterapi, duke përfshirë këshilla për sjelljen dhe përdorimin e një jastëku mbështetës;
  • Akupunktura siguron lehtësim për një numër të konsiderueshëm njerëzish me dhimbje kronike të qafës dhe shpatullave.

Për informata rreth trajtimit të dhimbjeve të qafës kontaktoni Physio Cure Clinic:
Adresa: Physio Cure ClinicRr. Brigada 123, Suharekë
Tel. 049 546 645

RAPORTO